LajmeShow BizSpeciale

Vjollca Robelli Mripa me performancë në Royal Albert Hall, ndër skenat më prestigjioze në botë

Këngëtarja e njohur Vjollca Robelli Mripa, ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se do zë performojë në njërën nga venytë më të njohura në botë, “Royal Albert Hall”.

Robelli Mripa ka shkruar se ndjehet shumë e lumtur që do të performojë në njërën nga venytë më të njohura e më prestigjioze në bote

“Një nga ëndërrat e mija më të mëdha sa i përket karrierës po realizohet vetëm tri javë para ditëlindjes sime të 40-të… Le të guxojmë të ëndërrojme. Me datën 3 dhjetor 2021 nga ora 9:30 p.m do të këndojmë shqip në Royal Albert Hall, për mua një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të lartë botëror.. Gëzuar dhe uroj të shihemi aty…” ka shkruar Robelli Mripa.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button