KosovaLajme

“Nuk mund ta bëjmë Asociacionin!BE të kërkojë, Serbia ta largojë Kosovës nga Kushtetuta!”

“Avokati Tomë Gashi ka folur për kërkesën e BE’së që të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe brenda shtetit të Kosovës.

Express e ka pyetur Stanon nëse është e pranueshme për BE’në që Kosova të implementojë Asociacionin vetëm në pajtim me Kushtetutën pa pjesët që është gjetur se përbëjnë shkelje, apo nëse Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar modelin e Asociacionit siç është në Marrëveshjen e vitit 2013.

Stano në përgjigjen e tij ka thënë se vendimi i Kushtetueses për Asociacionin në vazhdimësi është keqinterpretuar, derisa ka potencuar se në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese asnjëherë s’ka konstatuar që Asociacioni s’mund të themelohet.

“Ata edhe një pjesë e prijësve të shtetit të Kosovës thonin që shtetet mike të Kosovës po kërkojnë të krijojnë Gjykatën Speciale”, ka thënë ai

“Ku janë tash ata njerëz? Në burg të Hagës.”, shtoi ai.

Tutje Gashi ka thënë se Asociacioni nuk bën të krijohet asesi.

“Nuk mund ta bëjmë Asociacionin. Nuk duhet të lejojmë. BE mund të krijojë gjithçka. Sipas tyre ende jemi pjesë e Serbisë. Duhet të kërkojë që Serbia ta largojë Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Pastaj kërkojnë Asociacion nga ne që të bëhemi shtet jofunksional”, tha Gashi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button