Lajme

Tuneli i Llogorasë kushton 17 miliardë lekë, Prokurimet: Fitues të tenderit dy kompani turke

17 miliardë lekë do të kushtojë rruga dhe tuneli që do të lidhë Orikumin me Palasën. Fituese e tenderit janë dy kompani turke. Sipas llogaritjeve, ky projekt do të shkurtojë kohën për të udhëtuar nga Vlora drejt Himarës dhe kufirit me Greqinë.

Merr dritën jeshile projekti për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë në aksin rrugor Orikum-Himarë. Agjencia e Prokurimeve Publike ka publikuar këtë të premte fituesin e kësaj vepre e cila pritet të përfundojë për një periudhë prej 3 vitesh.

Nga dokumenti shihet se Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet nga dy kompani turke, të cilat kanë ofruar 17.03 miliard lekë me një diferencë rreth 2 miliard me fondin limit të përcaktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në tender kanë marrë pjesë 4 bashkime të tjera operatorësh, mes tyre dhe një kompani tjetër turke dhe një kineze, e cila ka ofruar një vlerë më të lartë se fondi limit.

Kompanitë pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar pasi nuk kanë realizuar punime të ngjashme, nuk përmbushin kriterin e tubit më të gjatë minimalisht 5 km, ndërsa operatori ekonomik Albanian glob affaire nuk plotëson asnjë nga kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit.

Plani i Ramës për krizën energjetike, Basha: Po fsheh vjedhjen përmes OSHEE, siç bëri me tenderat në pandemi
Sipas deklaratës në ofertë me 50 pikë është vlerësuar çmimi më i ulët, 20 pikë grafiku i punimeve, 15 pikë organizimi i stafit, 10 propozimi për uljen e ndikimit në mjedis dhe me 5 pikë garancia për objektin.

Më parë Ministria e drejtuar nga Belinda Balluku kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e konkurruesve ku Gjoka sh.p.k ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm.

Por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke përzgjedhur dy kompanitë turke për ndërtimin e një ndër veprave që pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit.

Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit sipas projektit dhe zgjidhjes teknike të dhënë nga kompania fituese.

Sipas llogaritjeve, ky projekt do të shkurtojë kohën për të udhëtuar nga Vlora drejt Himarës dhe kufirit me Greqinë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button