LajmeShow Biz

Rita Ora i ka mësuar shqip të dashurit – ky i fundit e thërret “zog”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, tash e sa kohë është në lidhje me regjisorin e famshëm, Taika Waititi.

Ky i fundit duket të jetë shumë suportues ndaj të dashurës së tij dhe rritjes së saj në karrierë.

Ai së fundmi ka shpërndarë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet një përmbledhje nga koncerti i fundit i Ritës i mbajtur në Kullën Eiffel.

Por e veçanta është se ai ka shkruar në mbishkrimin e saj fjalën “Zog” në gjuhën shqipe, e që duket të jetë termi përkëdhelëz me të cilin i referohet artistes shqiptare.

”Jepi Zog”, ka shkruar Taika Waititi, duke i uruar Ritës suksese në këtë koncert.

Rita dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button