Lajme
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021, ja ku renditet Kosova
Kosova, nga pozita e 99-të, ka rënë në pozitën e 108-të për kah kriteri i fuqisë së pasaportës, duke u radhitur përkrah Libisë dhe Banglladeshit.
Kështu është bërë e ditur në indeksin global të ‘Henley Global’, duke ritheksuar se njësoj sikurse vjet, kosovarët mund të shkojnë vetëm në 40 shtete pa viza.
Ndërkaq, pozitën e parë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin, pasaporta e të cilave mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa vizë.
Ndërkaq, shtetet europiane si Greqia e Republika e Çekisë radhiten në vendin e shtatë për kah fuqia diplomatike.
Pasaporta e Shqipërisë, ndryshe nga ajo e Kosovës, radhitet e 56-ta dhe mundëson vizita në 113 shtete të botës pa vizë.