Lajme

Shkrimtari suedez: Ju e keni Kadarenë, por jo më një si Vrioni!

Qendra Kombëtare e librit dhe Ambasada Suedeze në Tiranë, kanë organizuar takimin “Duke pritur Nobelin”, një orë para se çmimi prestigjioz t’i shkonte autorit Abdulrazak Gurhan nga Tanzania. I ftuar në takim, Kristofer Landoer, shkrimtar suedez dhe dikur pjesë e ekipit të përzgjedhjes së çmimit ”Nobel”, kishte një këshillë për botën letrare e institucionet e hartimit të politikave të librit.

“Kam lexuar letërsi shqipe dhe tregime.

Ju duhet të investoni më shumë në përkthime për në gjuhët europiane, që t’i tregoni letërsinë tuaj botës.

Një prej arsyeve që ne jemi ulur për të pritur Nobelin është, se, Ismail Kadare pati fatin të kishte një përkthyes të madh në frëngjisht, si Jusuf Vrioni.

Më e rëndësishme se të gjeni një Kadare tjetër, gjë që unë besoj se ju e keni tashmë, është të gjeni Vrionin tjetër”, – tha Kristofer Landoer, shkrimtar suedez.

Nobelisti i sivjetshëm, Gurhan u vlerësua për depërtimin e tij të ndjeshëm në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve, mes kulturave dhe kontineneteve.

Alda Bardhyli tha se “si njerëz të librave, çdo emër që anoncohet nga ky institucion i rëndësishëm i gjykimit të letërsisë botërore, reflekton një mesazh për letërsinë, për botën dhe njerëzimin”.

Në Tiranë, shpallja e cmimit Nobel u prit mes shkrimtarësh e përkthyesish, ndërsa takimi vlejti edhe për shkëmbim mendimesh.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button