Lajme

DASH çon në Kongresin amerikan emrat e 4 pjesëtarëve të familjes Berisha

Departamenti Amerikan i Shtetit çon në Kongres raportin shoqëruar edhe me listën e personave të shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021.

Lista përbëhet nga 37 persona nga e gjithë bota. Pjesë e saj janë dhe emrat e familjes Berisha: Sali, Lirie, Shkëlzen dhe Argita Berisha Malltezi.

Kujtojmë se mes Berishës dhe ambasadores Yuri Kim ka pasur një përplasje në distancë. Kërkësa e SHBA ishte që Berisha të mos futej në Parlament pas shpalljes “non grata” për korrupsion. Lidhur me këtë kërkesë, kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, duke marrë si kosto nga pas sulmet e vazhdueshme që po i bëhen nga Berisha.

Ndërkohë vetë Berisha ka nisur dy beteja njëkohësisht, atë të gjyqit me vendimin “non grata” ku ka pajtuar një avokat për apelimin e vendimit të SHBA nga një gjykatë ndërkombëtare si dhe betejën për të shkarkuar Bashën nga PD, duke kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button