DiasporaLajme

Shqiptarja që renditet si 1 nga 50 gratë më të fuqishme në Evropë në inovacion

Anita Likmeta është shqiptarja nga Italia e cila renditet si një nga 50 gratë më të fuqishme italiane në Europë, në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.

Në një intervistë për “Ditë e Re” në ekranin e Rtv Ora, ajo pohon se është fytyta e parë italiane në listën prestigjioze ‘Inspiring Fifty’.

“Është një çmim europian ku rendit 50 gratë më të vlefshme në Europë, dhe jam shumë e gëzuar, sepse më kanë përzgjedhur si fytyra e parë italiane, por unë jam shqiptare. Nuk e prisja dhe e vlerësoj. Lajmi më erdhi me një email që më kishin zgjedhur se një nga 50 gratë më të fuqishme italiane në Europë. Mami ishte personi i parë, me të cilin ndava lajmin,” shprehet Anita.

Gjithashtu Anita renditet si një nga 150 gratë më të fuqishme në Itali në inovacion.

Ajo thotë se përpos Italisë, planifikon të investojë dhe në Shqipëri.

“Dua të bëhem urë komunikimi për të gjithë. Shqipëria ka nevojë për një komunikim narrativ të ri. Shqipëria ka një mundësi të madhe që të çojë në politikën dhe ekonominë botërore. Por duhen marrë disa masa konkrete për të motivuar sipërmarrësit shqiptarë”, thotë Anita.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button