Lajme

Jovanoviç: Në Serbinë time i kam këto emra “Shiptar i madh”, “Ustash”. Pushtetet në Serbi shesin patriotizëm me Kosovën!

“Në Serbi çka nuk ndodhë, ndodhin gjëra të paparashikuara!
Pikërisht, mua në Serbi më ngarkojnë me shpifjet më të shëmtuara që nuk i njeh njerëzimi në botë!
Po bëhen më shumë se 20 vite që unë po maltretohem në Serbinë time; unë akoma shkoj nëpër emisione televizive me duar dhe këmbë të lidhura, me fasha të plota!
Në Serbinë time i kam këto emra:
-“Shiptar i madh”
-“Ustash”
-“Narkoman i madh”
-“Se unë e kam heq qafe Zoran Xhingjiqin”
Kjo, pikërisht kjo po ndodhë në Serbi, ndodh nga shkaku se unë nuk ndryshoj, unë jam mburojë e demokracisë në Serbi, jam i përkushtuar që serbët dhe Serbia të zgjohen nga gjumi i thellë dhe të kuptojnë se ku po e dërgojnë fatin e tyre politikat pushtetare serbe!
Kush do që kritikon politikën time ndaj Kosovës, nesër do të bindet, sigurisht që do të bindet se problemi i Kosovës është i mbyllur, Kosova është e pavarur, Kosova është e njohur nga bota dhe ne bëjmë politikë me qytetarët tanë për një problem të mbyllur, siç është Kosova!
Pushtetet në Serbi shesin patriotizëm me Kosovën, realisht këtë e kanë konsum pushteti, asgjë më shumë; ata kanë një politikë, si pozita, ashtu edhe opozita në Serbi, aktrojnë, tallen me popullin në emër të Serbisë! – thotë Çedomir Jovanoviq.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button