Lajme

Hapet nesër Lotaria Amerikane, ja çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Nga nesër hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane në mbarë botën, përfshi edhe Shqipërinë.

Kush ëndërron të jetojë dhe punojë në Shtetet e Bashkuara, ka kohë të aplikojë për të provuar fatin deri në datën 9 nëntor, kur mbyllet procesi.

Asgjë nuk ka ndryshuar për nga mënyra se si aplikohet, por këshillohet ruajtja e numrit të konfirmimit, në një vend të sigurtë, pasi do t’ju duhet për të parë nëse jeni përzgjedhur ose jo vitin tjetër.

Gjithashtu bëni kujdes, të mos aplikoni më tepër se një herë, pasi skualifikoheni automatikisht.

Rikontrolloni disa herë plotësimet që keni bërë, përpara se të dërgoni aplikimin, për t’u siguruar që nuk keni shkruar asgjë gabim.

Cilësia e fotografisë është tepër e rëndësishme, por këtë mund ta zgjidhni duke i treguar fotografit se dëshironi një fotografi për Lotarinë Amerikane, pjesa më e madhe e tyre i dinë standardet e fotos.

Çdo vit përzgjidhen rreth 50,000 persona nga vende të ndryshme të botës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button