Lajme
Hapen pas 6 orësh Facebook, Instagram dhe WhatsApp: Çfarë ndodhi në rrjet?
Prej më shumë se gjashtë orësh tre rrjetet sociale më popullorë në rrjet Facebook, Instagram dhe WhatsApp ndaluan së funksionuari.
Grafualisht platformat po rinisin aktivitetin e tyre normal.
E pazakontë kjo që ndodhi për Facebook, duke shënuar një humbje të madhe për Mark Zuckerberg – situatë që nuk përjetohej prej 2008.
Sipas informacioneve, janë disa teori që mbizotërojnë për mosfunksionimin e platformave, ku ndër ta është edhe parandalimi i përhapjes së informacioneve mbi skandalin “Pandora Papers”.
Ende nuk ka një reagim nga Facebook se çfarë ndodhi në të vërtetë.