Lajme

Von Cramon përshëndet vendimin e Qeverisë Kurti për gazsjellësin amerikan

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila sot bëri të ditur se ka refuzuar projektin amerikan të gazit.

Von Cramon ka thënë se ky është një vendim në ruajtje të mjedisit dhe në përputhje me Marrëveshje e Gjelbër Evropiane.

“Vendim shume i mirë. Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, ka shkruar raportuesja në Twitter.


Qeveria tha sot se vendimi për të mos vazhduar tutje me këtë projekt erdhi pasi u kërkuan informata shtesë nga MCC-ja, por që MCC-ja u tha se i ka afatet strikte kohore, prandaj edhe erdhi deri mosvazhdimi i këtij projekti.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button