Sot në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Avokat Spartak Ngjela ka ngritur një dolli dhe shprehet se shqiptarët nuk do të mposhten kurrë, ndërsa NATO sipas tij e goditi Serbinë.
“Ju përshëndes. Gëzuar bashkatdhetarëve kudo ku ndodhen! NATO e goditi Serbinë si “shtet autokrat që provokon fqinjët”. Kurrë nuk mund të mposhten dot më shqiptarët”, shkruan Spartak Ngjela.
Por cfarë thotë pakti i arritur në Bruksel?
Sipas marrëveshjes trepikëshe, të shtunën me 2 tetor njëkohësisht do të ndodhë largimi i barrikadave dhe i njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja do të sigurojnë vendkalimet kufitare për dy javë.
Nga data 4 tetor, do të zbatohet vënia e fletë ngjitëseve në targat e makinave, reciproke deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare