Lajme

Historia e 21 vjeçares së rritur në Amerikë, ende pa një status të përhershëm

Administrata e Presidentit Biden, propozoi këto ditë një rregull të ri për të mbrojtur statusin e imigrantëve pa dokumenta të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, që aktualisht parashikohet nga programi DACA.

Ky hap ishte në përgjigje të një vendimi të një gjykatësi kundër këtij programi dhe në kushtet kur shpresat për një ligj për këtë çështje u zbehën këtë muaj. Një përfituese e programit DACA me prindër shqiptarë ndau historinë e saj me Zërin e Amerikës. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci në Nju Jork, Daiana Lilo tregon se çfarë do të thotë të rritesh nën hijen e pasigurisë se në çdo moment mund ta humbësh të drejtën e qëndrimit në një vend që për të, është i vetmi që ka njohur.
http://view-source:https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6250480.html?type=video

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button