Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Situata e sigurisë në Kosovë nuk lejon zvogëlimin e KFOR-it

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn, i cili theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për stabilizimin e situatës në rajon.

Në një bisedë me Silberhornin, ministri serb deklaroi se “e kupton që Serbia dhe Gjermania kanë pikëpamje të ndryshme për çështjen e të ashtuquajturës shpallje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, por se ai dëshiron të theksojë se “situata e sigurisë në Kosovë nuk lejon zvogëlimin e numrit të forcave të KFOR-it”, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Stefanoviqi gjithashtu theksoi se “veprimet e njëanshme dhe jashtëzakonisht të papërgjegjshme nga institucionet e përkohshme të Prishtinës janë absolutisht të papranueshme, dëmtojnë dialogun e Brukselit dhe ndikojnë në destabilizimin e të gjithë rajonit”.

Siç thuhet, Stefanoviqi dhe Silberhorni deklaruan se “marrëdhëniet midis Serbisë dhe Gjermanisë karakterizohen nga bashkëpunimi intensiv në të gjitha fushat dhe një dialog i zhvilluar në një nivel të lartë, me përpjekje reciproke për përmirësim të mëtejshëm”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button