Lajme
Gjithmonë sportive, por tri kampionet e Kosovës shfaqen elegante si asnjëherë tjetër
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi janë tri figurat që kanë bërë krenar gjithë shqiptarët me arritjet e tyre në sportin e xhudos.
Por, kampionet e Kosovës gjithmonë i kemi parë tejet sportive duke qenë se edhe aktiviteti i tyre është i tillë.
Por, së fundmi ato janë shfaqur elegante si asnjëherë më parë.
Të trija vajzat, gjatë ditës së sotme, me pjesëmarrjen e tyre në përurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, janë shfaqur me plot sharm dhe elegancë në paraqitjen e tyre.