Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses të jashtzakonshëm në turneun ndërkombëtar të boksit, që u mbajt në Bosnje e Hercegovinë.
Boksierët nga Kosova i fituan pesë medalje dhe një kupë në turneun “Mustafa Hajrulahovic Taljan”, i cili u mbajt në Sarajevë nga 22 deri më 27 shtator.
Taulant Jakupi e fitoi medaljen e artë dhe trofeun si boksieri teknik më i mirë, në kategorinë 86 kilogramë
Edhe Albulena Gubetini poashtu e fitoi medaljen e artë në kategorinë 75 kilogramë, duke vazhduar me Loris Idrizin i cili ishte i argjendtë në kategorinë 67 kilogramë.
Ndërsa, në kategorinë 63.5 kilogramë, Drilon Arifi e fitoi medaljen e bronztë.
I bronztë ishte edhe Patriot Behrami në kategorinë 71 kilogramë.
Selektori Besim Brahimi u nda i kënaqur me paraqitjen që e shfaqën boksierët kosovarë.
Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.
Pjesëmarrës në këtë turne prestigjioz ishin 17 shtete me 116 boksierë.