Lajme
Vendimi ndaj Berishës, Amb. Kim: Ata që habiten nuk janë të sinqertë
Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë.
Zonja Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Duke folur për Qeverinë e re, ambasadorja amerikane thotë se stili “si zakonisht,” pra një ecuri në nivel mesatar nuk mjafton dhe se ajo ka “barrën” që të dëshmojë dhe në fakt të ndërmarrë hapa që pastrojnë korrupsionin në vend.