Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri emërohet ndihmës Sekretar i Shtetit
Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu mori zyrtarisht ditën e djeshme postin e ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë. Kjo u zbulua me anë të disa fotove nga moment kur Lu mori postin. ‘State SCA’ shkruan se mezi presin udhëheqjen e Lu brenda Byrosë së çështjeve për Azinë Jugore dhe Qëndrore.
Ne jemi të ngazëllyer kur shohim sot Ambasadorin Donald Lu të betohet si Ndihmës Sekretari ynë i ri për Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore, i administruar nga UnderSecStateP. Ne mezi presim udhëheqjen e tij brenda Byrosë dhe rajonit. Mirësevini Ndihmës Sekretar Lu!
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu uroi Lu për këtë post të ri.
POSTIMI I BLINKEN:
Krenar që mirëpres Donald Lu si Ndihmës Sekretar për State_SCA Me Ambasadori Lu ka një karrierë të gjerë në shërbimin e jashtëm dhe ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai është i përgatitur mirë për të udhëhequr byronë në misionin e tij.
Donald Lu ka qenë Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri duke shërbyer nga viti 2014 deri në vitin 2018.