Merkel: Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u anëtarësuar në BE
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e nisi vizitën lamtumirëse në Ballkanin Perëndimor.
Ndalesën e parë e kishte Beograd, ku u prit nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Kryeministrja nga Berlini e njohur për qëndrimet e saj të prera, u tregua e matur kur u pyet se a duhet Serbia ta pranojë shtetin e Kosovës para se të anëtarësohet në BE, njofton Klan Kosova.
“Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë se jo krejt vendet anëtare të BE-së e kanë pranuar Kosovën. Problemet duhet të zgjidhen që të hapet procesi i antarësimit në Union. Por, nuk ka kuptim të flitet për fundin e një procesi derisa të mos zgjidhen problemet tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo pyetje nuk do të zhduket”, u shpreh Merkel.
Nga ana e tij, Vuçiq e tha se e di që pa e zgjidhur “problemin me Prishtinën” Beogradi nuk mund të hyjë në Union.
Të martën, Merkel viziton Tiranën ku ka takim me kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Albin Kurti i Kosovës.