Vjosa Osmani për median gjermane: Asociacioni nuk formohet, nuk është në interesin tonë e as të rajonit
Presidentja e re e Kosovës po viziton Gjermaninë për të kërkuar mbështetje.
Me këtë rast ajo ka dhënë një intervistë për median gjermane Sued Deutsche, ku ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Presidentja Osmani-Sadriu e përjashton kategorikisht këtë si dhe një asociacion autonome të qyteteve dhe komunave për serbët e Kosovës në përgjithësi.
“Ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën ose do të lejojmë bashkimin e qyteteve për të krijuar një strukturë mono-etnike të pushtetit në vendin tonë. Kjo nuk është në interesin tonë, as në atë të rajonit apo aleatëve tanë”.
“Nëse lejojmë Asociacionin Serb të Qyteteve dhe Komunave në Kosovë, kjo do të ishte vetëm faza paraprake për Serbinë për një Republika Sprska të dytë”, thotë Presidentja Osmani-Sadriu. Ne nuk duam një shtet tjetër që nuk funksionon si Bosnja dhe Hercegovina”, ka thënë Osmani.