Lajme
Ndalohet kosovari, u zu me 800kg speca që dyshohet se i solli nga Serbia
Një person është zënë me 800 kilogramë speca në fshatin Koretin, që dyshohet se i ka sjellë nga Serbia.
Malli është dorëzuar në terminal doganor.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në automjetin e tij i janë gjetur 800 kg speca, që dyshohet se janë sjell nga Serbia. Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.