Lajme

27-vjeçari shqiptar në listën e “Forbes” tregon si u përzgjodh: Çfarë më bashkon me babain e Dua Lipës

Geri Çupi është 27-vjeçari shqiptar, që është bërë pjesë e “Under 30 Europe List” të Forbes që synon të vlerësojë sipërmarrësit vizionarë nën 30 vjeç në Europë.

Geri jeton në Londër ku ka mbaruar studimet Bachelor of Arts/Science në University of Bath dhe është themelues dhe drejtori ekzekutiv i MonoChain, një plarformë biznesi B2B2C apo formë biznesi ku dy kompani ndërveprojnë përmes një biznesi tjetër.

Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se si u përzgjodh nga Forbes dhe emocionet që ndjeu kur mori vesh lajmin.

“Eshtë me tre faza, një fazë nominim me ekspertë, faza me intervistë ku pyesnin për karrierën dhe kompaninë. Faza e tretë me jurinë që vendos nga një listë të gjatë se kush janë 30 më të suksesshmit nga disa faktorë.

Unë e dija që isha i nominuar por që jam seleksionuar e kam marr vesh në mars 2020, gjatë kohës së karantinës. Ishte një lajm i mirë në kohë lufte”.

Më tej, ai u shpreh se i ndihmon shumë shqiptarët që jetojnë në SHBA dhe Angli, për të zhvilluar produktet. Sakaq, ka bërë me dije se një ndër bashkëpunëtorët e tij është edhe babai i këngëtares, Dua Lipa, Dukagjin Lipa.

“Jam goxha i përfshirë në komunitetin e shqiptarëve, si në Britani, si Amerikë, si nga Kosova dhe Shqipëria, për të zhvilluar produkte që janë të njohura kudo.

Me Dukagjinin jemi miq, kemi ndihmuar njëri-tjetrin në projekte të ndryshme”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button