“E ka gëlltitur të gjithë telefonin”, rasti që ndodhi në Kosovë përmendet në emisionin shumë të njohur amerikan
Një lajm i çuditshëm që ka ndodhur javën që shkoi në Kosovë ka bërë gjiron e botës.
Emisioni shumë i njohur amerikan, The Late Late Show with James Corden, ka përmendur lajmin se një person ka gëlltitur të gjithë telefonin në Kosovë.
Rasti kishte ndodhur në një burg, ku një i burgosur kishte përbirë të gjithë telefonin Nokia dhe pastaj është dashur ndërhyrja e kirurgëve që t’i largohet nga trupi.
Corden i ka kushtuar një segment të tërë këtij lajmi jo fort të zakonshëm.
“Kalojmë në Kosovë ku kirurgët kanë arritur të largojnë nga trupi i një njeriu telefonin Nokia. Është e vërtetë, shikoni pamjet X-ray. Një njeri e ka ngrënë telefonin Nokia”, thotë Corden në emisionin e tij, shkruan GAzeta Express.
Tutje ai fillon talljet së bashku me pjesëtarët e tjerë të emisionit si dhe hamendëson se në cilën mënyrë mund ta kishte bërë këtë veprim personi.
Imagine one day just accidentally "swallowing" your phone. pic.twitter.com/kJa8s8LjEP
— The Late Late Show with James Corden (@latelateshow) September 8, 2021