Dorëzohet Spanja, më në fund i referohet Kosovës me emër
Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë kundër Spanjës.
Spanja synon tre pikë në këtë takim për kualifikim direkt në Kupën e Botës, kurse Kosova synon një paraqitje sa më të mirë.
Edhe pse gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Spanjës e kishte injoruar termin “Kosovë”, sot në një postim në profilin zyrtar në Twitter, kjo federatë ka paralajmëruar ndeshjen me emrin e plotë të shtetit tonë.http://view-source:https://twitter.com/SeFutbol/status/1435523007859019780
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, tha dje që ata kanë ardhur të luajnë futboll e jo të bëjnë politikë.
Kujtojmë se Spanja është njëra prej tri kombëtareve në grupin e verdhekaltërve, bashkë me Greqinë dhe Gjeorgjinë, që s’e njohin pavarësinë e Kosovës.