Çitaku: Vonesat e ratifikimit për Demarkacionin një nga pengesat kryesore që e la Kosovën pa viza
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova do të fitonte liberalizimin e vizave para katër vjetësh po të kryente detyrimet e saj me kohë.
Çitaku ka përmendur vonesat e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi si një nga pengesat kryesore që e ka lënë Kosovën pa viza.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA tha sot se tani janë disa vende të BE-së që po hezitojnë të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.
“Sikur ne t’i kishim kryer detyrimet tona, ratifikimin për Demarkacionin, me kohë ne do të kishim marrë liberalizimin e vizave bashkë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë para katër vjetësh, aty e kemi humbur hapin, kjo nuk e arsyeton Komisionin Evropian, por janë vendet anëtare të BE-së që po refuzojnë të marrin vendim, janë disa vende më skeptike”, ka thënë Çitaku.