Lajme

“Nëse shqiptarët nisen në aksion, për ne nuk ka pushim as gjumë” deklarata e presidentit Serb

Presidenti i Serbisë, Vuçiq duke iu adresuar medieve pas takimit me kreun e Këshillit të Evropës Sharl Mishel, përsëri u ndërlidh rreth Kosovës, duke thënë se “nëse ata nisen në aksion për njohje e anëtarësime të reja, nuk do ketë pushim e gjumë për Serbinë”.

“Me Mishel biseduam për perspektivën evropiane të Serbisë, detyrat tona por edhe situatën në Evropën jug-lindore. “ Kemi përmbushur premtimin se do të ngritet niveli i harmonizimit të politikës së jashtme të vendit me atë të BE-së dhe nga 48.2 për qind kemi arritur në 62 për qind” tha Vuçiq.

“Nuk ekziston dëshirë e mjaftueshme për zgjerim, përderisa BE nuk sheh çështjet e veta të brendshme. Presin zgjedhjet, në Gjermani, Francë, është e komplikuar e ajo që unë mund të them është se jashtë kamerave flitet vetëm për Kinën” tha ai.

Sipas Vuçiq qartë po shihet se çka është preokupimi i evropianëve dhe amerikanëve. Ne duhet të afrohemi me të gjithë në regjion dhe jam krenar me iniciativën e ‘Ballkanit të hapur” tha ai

Lidhur me këtë iniciativë, ai theksoi se ajo është në interesin e Serbisë, dhe Serbia duhet të angazhohet për të dhe jo të pres mbështetje nga kushdo qoftë. Ai tha se, Presidenti Slloven Pahor nuk ka kritikuar iniciativën, por as nuk ishte i entuziazmuar dhe nuk ka asgjë të habitshme aty.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button