Lajme

Rama për BBC: Afganëve nuk do iu mungojë “bukë e kripë e zemër”, ata që duan mund të qëndrojnë

Rama për BBC: Afganëve nuk do iu mungojë “bukë e kripë e zemër”, ata që duan mund të qëndrojnë

Deklarata

Kjo është ajo që thonë ata. Ne i ftuam për t’i mbajtur përkohësisht. Ndoshta do të jenë në gjendje më pas të shkojnë në SHBA. Situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që aplikojnë për vizë amerikane do të duhet më gjatë se ishte thënë. Jemi të gatshëm t’i mirëpresin të qëndrojnë në Shqipëri nëse duan të vendosen këtu.

Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë. 30 vite më parë ishim ne afganët që përpiqeshim të largoheshim nga ferri për të mbërritur në Europë. Ka qenë mjaft e ngjashme sa i takon ankthit përballë të panjohurës. Kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Po bëjmë diçka që unë besoj që ua detyrojmë edhe fëmijëve tanë, që të rriten me besimin që në jetë ka një kohë të japësh dhe një kohë të marrësh. Ne nuk jemi vend i pasur por besoj se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ne nuk jemi vetëm. Ka shumë organizata që kujdesen për ta.

Ne për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm njerëzish që e kanë zemrën të pastër. Kemi një thënie në Shqipëri “bukë, kripë dhe zemër”. Nuk do ju mungojnë këto të treja. Për pjesën tjetër do ia dalim. Ne mirëpritëm gjysmë milionë gjatë kohës së spastrimit etnik në Kosovë. Atëherë ishim edhe më të varfër. U pasuruam edhe më shumë në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme.

Jemi aty t’u themi se mund ta ndjejnë vetëm në shtëpi. Bëmë atë që do donim që të tjerët të bënin për ne. Është një moment përmbushës për ne. Shumica e shqiptarëve po tregojnë se jemi të jashtëzakonshëm.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button