Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë detaje mbi masat e reja anti-Covid që kanë hyrë në fuqi në Kosovë.
Për shkak të situatës kritike si pasojë e pandemisë, autoritete kosovare kanë forcuar masat. Kështu duke filluar nga 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të deklarojë një dëshmi.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës
Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.
Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.
-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.
-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.
Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen;
Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;
Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;
Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me
autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;
Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
Personat nën moshën 18 vjec.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.