Histori

Kush ishte kosovari që u bë kryeministër i Shqipërisë

Një tjetër atdhetar që punoi dhe i kushtoi shumë veprës patriotike ishte dhe Rexhep Bej Mitrovica. Ai lindi në Mitrovicë, më 18 janar të vitit 1888 dhe humbi jeten ne në Stamboll, më 21 maj të 1967.

Rexhep Mitrovica është një nga nënshkrues e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte, nëpunës, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944. Në prill të 1910 Rexhepi mori pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit.

Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë Princ Vidit, i cili zbriti në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916-n u vendos në Vienë. Atje studioi katër vjet me radhë shkencat pedagogjike.

Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës (gusht 1920) për problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjëherë filloi punën në shtrirjen e rrjetit arsimor.

Kongresi arsimor, që kishte si synim njësimin e organizimit të shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor ekzistues, me iniciativen e Rexhep Mitrovicës, punoi në drejtim të sigurimit të kuadrit arsimor, të unifikimit të programeve mësimore, hartimit të teksteve shkollore, përgatitjes së disa projektligjeve, të cilat synonin në sanksionimin e drejtimeve kryesore që do të kishte arsimi në shtetin e ri, si: organizimi i istitiucioneve qendrore arsimore, dokumentacioni shkollor etj.

Rexhepi hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tiranë. Ai u përfshi në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit në qeverinë e Xhaferr Ypit.

Madje Mit’hat Frashëri rekomandoi që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Bedri Pejani, Sejfi Vllamasi dhe Aleksandër Xhuvani.

Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngusht me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj.

Gjatë Lùftës së Dytë Botërore

Referuar në Wikipedia, Bedri Pejani pohon se bashkë me Rexhep Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin e Kudret Kokoshin kanë qenë edhe disa herë të tjera në Beograd, ku kanë paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për moscòpëtimin e Kosovës.

Në këtë kohë gjermanët urdhëruan që të bùrgosën hebrejtë dhe romët, mirëpo, pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua hebrejve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje.

Rexhep Mitrovica punoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, gòditi ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj.

Kjo veprimtari e tij ra në sy të italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e àrrestùan. U dënua me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhùnë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.

Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button