Lajme

Zvicra “shkrin” 3.4 miliardë franga ruse

Qeveria zvicerane ka “shkrirë” 3,4 miliardë franga (3,26 miliardë euro) të aseteve ruse të bllokuara përkohësisht, duke vënë në dukje se shuma totale e fondeve të “ngrira” është 6,3 miliardë franga zvicerane (gjashtë miliardë euro), raporton Reuters.

Kjo shumë, sipas agjencisë britanike, është 1.2 miliardë franga më e ulët se në 7 prill, kur Zvicra raportoi 7.5 miliardë franga në pronat e ngrira ruse, me zyrtarin qeveritar Erwin Bollinger që theksoi se fondet e bllokuara më pas u reduktuan me 2,2 miliardë franga.

Kjo do të thotë se Zvicra ka zhbllokuar miliarda fonde ruse, që nga marsi, kur u vendosën sanksione ndaj Moskës për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

“Ne nuk mund të ngrijmë fondet nëse nuk kemi baza të mjaftueshme,” u tha gazetarëve Bollinger, një zyrtar i lartë në Sekretariatin e Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), i cili mbikëqyr sanksionet.

Një vend për të ruajtur pasurinë ruse

Zvicra, një destinacion popullor për elitën e Moskës dhe një vend për të ruajtur pasurinë e Rusisë, është nën presion në rritje për të identifikuar dhe ngrirë më shpejt asetet e qindra rusëve nën sanksione.

Në fillim të majit, Komisioni i Helsinkit në Shtetet e Bashkuara, një organ i financuar nga qeveria që merret me sigurinë, bashkëpunimin dhe të drejtat e njeriut, etiketoi Zvicrën si një “ndihmës kryesor” të presidentit rus Vladimir Putin dhe miqve të tij, siç u tha, “duke përdorur ligjet zvicerane të fshehtësisë për të fshehur dhe mbrojtur të ardhurat e krimit”.

Qeveria zvicerane i ka mohuar akuzat në “mënyrën më të fortë të mundshme”, dhe në një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, presidenti Ignazio Cassis i kërkoi Uashingtonit “të rregullojë menjëherë imazhin mashtrues” të Zvicrës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button