Lajme

Vulini “i pakënaqur” me Putinin që përdori argumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës

Rusia deri tani ka mundur të ndryshojë pozicionin ndaj Kosovës, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë, ka vlerësuar ministri i brendshëm në detyrë i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Megjithëkëtë, Aleksandër Vulin tha se ishte “i pakënaqur” që Vladimir Putin përdori argumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Jam i kënaqur me deklaratat në dekadat e kaluara në lidhje me mbështetjen e Serbisë në luftën për të ruajtur Kosovën, Republika Srpska-n, dhe mbrojtjen kundër rezolutës britanike sipas të cilës serbët do të bëheshin populli i parë gjenocidial në histori”, i ka thënë Vulin televizionit serb “Kurir”.

Aleksandër Vulin tha se Putin vetëm se ka vazhduar që të përdor “të njëjtat argumente dhe fjalorin me të cilin Perëndimi ka bombarduar Serbinë”.

Vladimir Putin në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, provoi të nxjerrte analogji mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe konfirmimit të ligjshmërisë së saj nga GJND dhe rajoneve separatiste të Donetsk’ut dhe Lugansk’ut.

Një gjë e tillë zgjoi indinjatë në publikun dhe tabloidet serbe nëpër të cilat ishte edhe kryelajm se “Putini njohu Kosovën”.

Ish-ambasadori i Serbisë në Minsk, Sreçko Xhukiç tha se deklarata e Putinit është hap vendimtar dhe i paekuivokë i Moskës drejt njohjes së Kosovës.

“Maskat kanë rënë, e vërteta po shihet”, ishte njëra nga fjalitë e cila u shpërnda masivisht nëpër tabloidet pro-qeveritare serbe rreth deklaratës së Putinit për Kosovën.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button