Lajme

T`ia fillosh nga zero!, Ish-ministri afgan me diploma të Oxfordit bëhet shpërndarës picash në Gjermani

Një ish-ministër i Afganistanit ka gjetur një punë si shpërndarës i ushqimit në Gjermani.

Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar vendas në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij.

Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit, tani të mërguar, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar.

Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte.

Saadat tha se storia e tij “duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe”.

Raportohet se ai ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. Në karrierën e tij 23 vjeçare, Sadaat ka punuar me të paktën 20 kompani në 13 vende, përfshirë Arabinë Saudite.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button