Seletori i ri i Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Ai ka ftuar tre shqiptarë. Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin.
Zeqiri që luan për Brightonin është emër i ri i Zvicrës.
Zvicra do të përballet (me 5 shtator) me kampionin e Evropës Italinë dhe si mysafirë (me 8 shtator) me Irlandën Veriore.
Ndeshja me italianët është shumë e vështirë por shpresojnë në rezultat pozitiv.
Zvicra është në grupin C, ka dy fitore, renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe një ndeshje me pak se lideri Italia që ka tubuar 9 pikë.