Lajme

Erdogan arrin në Sarajevë nën masa të larta sigurie

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur të premten në Sarajevë, i shoqëruar nga gruaja Emine dhe dy ministra.

Dy aeroplanë u ulën në Aeroportin e Sarajevës, njëri me ministrat dhe tjetri ai presidencial. Erdogan gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Vendi i parë që do të vizitojë është varrezat e dëshmorëve Kovaçi, ku u varros presidenti i parë boshnjak, Alija Izetbegoviq. Kjo do të pasohet nga ceremonia e hapjes së Xhamisë së rinovuar Basçarsija, e financuar nga Turqia, e ndjekur nga një pjesë e një programi privat.

Po ashtu, është planifikuar që Erdogan dhe gruaja e tij të marrin pjesë në dasmën e vajzës së Bakir Izetbegoviq, Jasmina. Dasma fetare do të zhvillohet në xhaminë Gazi Husrev-beg, dhe ajo civile në Hotel Evropa.

Në mbrëmje, Erdogan do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, ku është planifikuar një darkë, si dhe një fjalim për mediat.

Erdogan vizitoi shtetin boshnjak për herë të fundit në verën e vitit 2019. Pas vizitës në Bosnje, ai do të udhëtojë për në Mal të Zi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button