Lajme

Amerikanët po ndërtojnë aeroplanin më të shpejtë në botë

Edhe New York-u me Tiranën do të jenë shumë afër. Tani për tani, nuk mund të paramendohet, por nëse i besojmë planifikuesit me bazë në Florida, Aerion, deri në fund të dekadës ne do të jemi në gjendje të fluturojmë midis Los Angelos dhe Tokios në tre orë.

Aerion AS3 është një aeroplan komercial Mach 4+, prodhuesit e të cilit thonë se do të jenë në gjendje të mbajnë 50 pasagjerë në një distancë prej mbi 11 mijë kilometrash.

“Vizioni ynë është të ndërtojmë një të ardhme ku njerëzimi të mund të udhëtojë midis dy pikave në planetin tonë brenda tre orësh.

Fluturimi supersonik është pika e fillimit, por ajo është vetëm – fillimi”, tha kryetari, presidenti dhe CEO i Aerion, Tom Vice, i cili më tutje shtoi se, “Ne duhet të kalojmë kufijtë e asaj që është e mundur”

Në fillim të këtij viti, Aerion zgjeroi partneritetin e saj të vazhdueshëm me Qendrën Kërkimore të NASA-s Langley, me një fokus specifik në fluturimet tregtare në diapazonin Mach 3-5.

Për ta thënë këtë në termat e sotme, kjo është 2,300 deri 3,800 milje në orë, ose 3,700 deri 6,200 km/orë – ose deri shtatë herë më shpejt se një aeroplan i rregullt i udhëtarëve.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button