Në Prishtinë po zhvillohet prej ditësh Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. E vecanta e këtij seminari është se studentë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në Kosovë për të mësuar gjuhën shqipe.
Studentë të huaj kanë marrë rrugën për Prishtinë për të mësuar shqip për dy javë, sa zgjat edhe Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Kurset e gjuhës shqipe po mbahen në tri nivele: niveli fillestar dhe niveli i dytë me profesoreshat: Qëndresa Jakupi dhe Adelajdë Baftiu dhe niveli i tretë me profesoreshën Elsa Skënderi Rakipllari.
Këto kurse i kanë bashkuar dashamirët e gjuhës shqipe nga vende të ndryshme, si: Italia, Gjermania, Franca, Holanda, Rusia, Turqia, Serbia, Austria, Polonia, Çekia, Hungaria, Greqia e deri te Egjipti.