Mbërrin në Sarandë super jahti luksoz i Jeff Bezos
Karburanti i lire në Sarandë gjithmonë mbetet një zgjidhje perfekte për shumë pronarë të mjeteve lundruese.
Porti në Sarandë vizitohet shpeshherë nga jahte luksoze e pronarë multi-milionerë për karburantin me çmim të lirë që mund të gjesh.
I fundit që ka zgjedhur Sarandën si një vend për t’u furnizuar me karburant është jahti luksoz “Flying Fox” i miliarderit Jeffrey Bezos.
Ky super jaht 136 metra i gjatë dhe 22.5 metra i gjerë siguron një hapësirë të rehatshme jetese së bashku me një dizajn unik si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.
“Flying Fox” mund të lundrojë deri në 25 mysafirë: dizajni luksoz, bashkëkohor i brendshëm nga Mark Berryman ofron 11 kabina. Një e veçantë për të nxjerrë në pah është pishina 12 metra, por jo vetëm kaq pasi jahti ka një Spa 2 katëshe 400 m2 të paparë më parë.