Lajme

Noton nga Rusia në Japoni për të kërkuar azil politik

Autoritetet japoneze nuk e kanë konfirmuar identitetin e personit në fjalë, por disa media lokale raportuan se bëhej fjalë për Vaas Feniks Nokard, një 38-vjeçar nga Izhvesk.

Ai po qëndronte në ishullin Kunashir, i cili është pjesë e Rusisë, ndërsa 20 kilometra larg ndodhet Hokaido, ishulli më verior i Japonisë, ku edhe Nokard mbërriti dy ditë më parë. Ai është arrestuar nga policia lokale dhe po merret në pyetje.

Sipas mediave ruse, Nokard ishte deportuar në vitin 2011 nga Japonia, për shkak se kishte shkelur rregullat e qëndrimit në vend. Gjithashtu ai ka një histori me falsifikim dokumentesh dhe më parë është deportuar nga Tajlanda dhe Indonezia.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button