Lajme

Gjukanoviq: Mali i Zi i mbështet plotësisht synimet e Kosovës

Mali i Zi mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik, tha sot presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, transmeton Gazeta Express.

Gjukanoviq, siç u njoftua nga kabineti i tij, e dah këtë deklaratë gjatë vizitës lamtumirëse të ambasadorit të Kosovës, Ylber Hysa.

Presidenti i Malit të Zi shprehu respekt për kontributin e Hysës në “bashkëpunimin kuptimplotë të institucioneve ndërshtetërore”.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, Gjukanoviq përsëriti rëndësinë e arritjes, siç u tha, “një marrëveshje ndërshtetërore kufitare të miratuar nga populli vendas dhe bashkësia ndërkombëtare”.

“Ai vuri në dukje mbështetjen e plotë të Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe vlerat për të cilat ne përpiqemi së bashku”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button