Për banoret dikur keto shkrepa ishin shtepite e perendive te vjetra pagane, me pas te te pareve te tyre…
Gjithkund ata lane gjurme, te cilat ruhen ende edhe sot….
Nje toponim, nje qyteze e panjohur…objekte arkeologjike dhe shume legjenda….
Perveç nje thike stralli dhe objekteve te rastesishme qe na tregojne se eshte jetuar qe ne periudhen e prehistorise asgje tjeter me teper nuk dihet per kete vend. Shume legjenda , rrefenja dhe mistere qendrojne atje lart.
Cfare eshte ky qytet dhe perse per te nuk eshte folur kurre ? Si u bashkua dora e njeriut dhe natura per ta ngritur?
Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.
Gazetar: Marin Mema