LajmeTurizem

Kroçera me flamurin belg mbërrin në Portin e Sarandës, turistët nga vende të ndryshme të botës vizitojnë qytetet shqiptare

Një kroçere që mbante flamurin belg ka mbërritur sot në Portin e Sarandës. Kroçera “La Belle de L’Adriatique” me 88 turistë ka për qëllim vizitën në qytetin e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Turistët janë kryesisht francezë, belgë dhe shtetas amerikanë.

Ata kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit dhe më pas janë drejtuar qytetit të gurtë të Gjirokastrës ku kanë vizituar Kalanë dhe shtëpitë karakteristike të këtij qyteti.

Në vijim turistët e kësaj krocere do të kthehen në mbrëmje në Sarandë ku do të argëtohen nën tingujt e muzikës folklorike shqiptare.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button