Lajme

Merkel sot në Tiranë, takim dhe konferencë me Ramën

Ditën e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel do mbërrijë në Tiranë. Mësohet se Merkel do pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do zhvillojë një takim privat me kryeministrin Edi Rama. Siç u lajmërua edhe një ditë më parë, Merkel do mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Sipas axhendës së publikuar, mësohet se më pas, Merkel pritet të ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Pastaj takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Ndërkohë, në kuadër të kësaj vizite, mësohet se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.
Programi i vizitës:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button