Lajme

Ndryshimi i klimës: Bota tani ka dy herë më shumë ditë me mbi 50 gradë Celsius

Numri i ditëve të nxehta çdo vit kur temperatura arrin 50 C është dyfishuar që nga vitet 1980, sipas një analize globale te BBC.
Ditet e nxehta tani janë të perhapura ne shumë zona të botës se më parë, duke paraqitur sfida të pashembullta për shëndetin e njeriut.
Numri i përgjithshëm i ditëve mbi 50C (122F) është rritur në çdo dekadë që nga viti 1980. Mesatarisht, mes viteve 1980 dhe 2009, temperaturat kaluan 50C rreth 14 ditë në vit.
Numri u rrit në 26 ditë në vit midis viteve 2010 dhe 2019. Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45C dhe më lart u rregjistruan mesatarisht dy javë shtesë në vit.
“Rritja mund t’i atribuohet 100% djegies së lëndëve djegëse fosile,” thotë Dr Friederike Otto, drejtor i asociuar i Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.
source:BBC

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button