Lajme

Uashingtoni po humbet durimin, Serbia duhet të vendos në mes të Brukselit dhe Moskës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po humbasin durimin e tyre karshi Serbisë, pasi që kjo e fundit po refuzon të vendos sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Daniel Fried dhe drejtori për Evropën në institutin Republikan Ndërkombëtare, Paul McCarthy, në një prononcim për Zërin e Amerikës, kanë potencuar faktin se Serbia urgjentisht duhet të vendos për të ardhmen e saj.

“Rusia është përgjegjëse për mizoritë në Ukrainë. Ajo po shkatërron qytete, po vret civilë në masë, po bllokon ushqimin. A po harmonizon Serbia politikën e saj të jashtme me tiranin agresiv përgjegjës për mizoritë e mëdha?” ka pyetur Fried.

Ai beson se për shkak të ekstremizmit dhe agresioni rus, balancimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, mes Perëndimit dhe Rusisë është i pamundur dhe beson se Shtetet e Bashkuara po humbasin durimin me Beogradin.

Në anën tjetër edhe Paul McCarthy nga Institutit Republikan Ndërkombëtar beson se durimi amerikan po mbaron.

“Mendoj se Uashingtoni po humbet durimin. Dhe kjo nuk është e fokusuar vetëm në sanksione, por edhe në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është thellësisht i ngrirë”, ka potencuar McCarthy.

Sipas diplomatëve dhe ekspertëve amerikanë, është në interesin e Serbisë që të ardhmen e saj ta lidhë me Perëndimin dhe veçanërisht me Bashkimin Evropian.

“Do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Presidentin e Serbisë të ulet në dy karrige – a do të thotë kjo një shkëputje e plotë dhe e përhershme me Rusinë?”, ka shtuar McCarthy.

Në mes të kësaj lufte, siç shtoi ai, Serbia realisht ka vetëm një zgjedhje, e ajo është të qëndrojë me Brukselin dhe Perëndimin.

“Siç tregoi incidenti me Lavrov, Serbia është e rrethuar nga vende që mbeten gjithnjë e më pro-perëndimore”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button