Lajme

Selanik: Rama, “tallje të rëndë” diplomatike me Bullgarinë

Kryeministri Rama, në stilin e tij, ka shkaktuar një “incident” në përfundimin e samitit të nismës për bashkëpunimin e vendeve të Europës juglindore, teksa ka qenë në shoqërinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kritik ndaj bllokimit të negociatave me Tiranën e Shkupin, duke iu referuar shkakut përse, vetos së Sofjes, ai e ka prezantuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski te Scholz si “kryeministër të Bullgarisë Perëndimore”, pra, sipas pretendimit historik bullgar, diçka e ngjashme me Greqinë. Kujtojmë se pak vite më parë, Maqedonia ndryshoi edhe emrin për të shuar konfliktin që kishte me Athinën, pas së cilës iu largua vetoja për në NATO. Tashmë, e njëjta bela e ka gjetur me Bullgarinë.

Nga ana tjetër, më samitin dyditor, kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis u shpreh do të jap mbështetjen e plotë në proceset integruese të Kosovës.

Greqia kërkon bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të energjisë, përfshi edhe pasuritë minerare të Kosovës, pikërisht atë që kërkon edhe Serbia prej Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button