Lajme

Shqipëria mori më pak mallra nga tregtia me Serbinë, por pagoi më shtrenjtë

Mallrat që kemi blerë në Serbi në 4 muajt e parë të vitit kanë kushtuar 80 milion euro, 20 milion më shumë se vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, edhe Shqipëria ka dërguar në Serbi mallra me vlerë 40 mln euro këtë fillim vit.

Por, duket se kanë qenë çmimet e larta të këtij viti ato që kanë rritur vlerën e eksporteve, pasi sasia e ardhur nga Serbia, në peshë, është 15 mijë tonë më e vogël. Shqipëria nga ana e vetë ka rritur dërgesat.

Me shtetin, që vitet e fundit na lidh projekti i Ballkanit të Hapur, blejmë më shumë minerale, energji elektrike dhe produkte ushqimore si gruri dhe qumështi.

Ndërkohë, edhe në shitje, Serbia na ka blerë energji, lëndë djegëse dhe ushqime, kryesisht fruta dhe perime.

E parë në vite, të dhënat e përpunuara nga INSTAT nxjerrin se tregtia ndërmjet dy shteteve është zgjeruar vitet e fundit, përfshi edhe në vitin e pandemisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button