Lajme

Olaf Scholz flet për Open Balkan: Nuk thotë se është kundër, as pro

“Sa i përket Oben Balkan duhet ta bëjë të qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal, që mendojmë se shtetet duhet të përparojnë në çështje që janë brenda atij tregu”, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz, kur është pyetur rreth nismës rajonale në të cilën Kosova refuzon të marr pjesë.

Kancelari gjerman ka shtuar se “të gjithë duhet të shkojnë në BE, atje edhe ashtu janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes”.

Ai nuk ka pranuar të futet në detaje të tjera dhe të jap një kundërshtim, apo pranim të qartë të procesit.

Gjithsesi, e ka bërë krejtësisht të ditur se ai qëndron për Procesin e Berlinit dhe se e ka tejet të rëndësishme e për zemër që të ri-vitalizojë atë nismë.

Prandaj, premtojë një samit edhe në vjeshtën e këtij viti me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button