Lajme

Ironia: Dy ditë para “mandatës”, Rama deklaronte se Shqipëria do të bëhet eksportuese e energjisë

Edi Rama ka dalë një ditë më parë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të thënë se Shqipërinë e pret një krizë e tmerrshme energjitike.

Për këtë, ai paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët, ndërkohë që nuk përjashtohet as rikthimi i ndërprerjes së energjisë, siç ka ndodhur më parë.

Ironia qendron në faktin se dy ditë para kësaj konference të jashtëzakonshme, Edi Rama deklaronte nga Abu Dhabi, se Shqipëria shumë shpejt do të bëhet eksportuese e energjisë.

“Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e Komunitetit të Energjisë për ç’karbonizimin e sektorit të ekonomisë.

Ky plan do të parashikojë prodhimin e energjisë me kapacitetet e instaluara në periudhën 2021-2030. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e energjisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën “Ëorld Policy Conference”.

Tani ose është tallur me ata, ose me ne. Se s’ka mundësi që kjo gjë të thuhet nga një kryeministër, kur Shqipëria s’furnizon dot veten e vet me energji, e jo më të furnizojë botën.

Se jo për gjë, por kështu deklaronte edhe Berisha kur ishte kryeministër, që do ta kthente Shqipërinë në një superfuqi energjitike, por të gjithë e dimë përfundimin.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button