Lajme

Rama takohet me presidenten e Kongresit të Deputetëve: Faqe e re në marrëdhëniet me Spanjën

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Spanjë, u prit sot në një takim nga Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e pritjes soleme ku sipas tij hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale.

“Pritja solemne nga Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë Gracias ” shkruan Rama.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë në Spanjë nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button